Auto&Tech

Carlex Design e “vesh” me lëkurë Ferrarin 488 Spider

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 16 January 2018

Kompania e njohur polake, Carlex Design, është marrë me modifikimin e interierit të modelit të famshëm të Ferrarit, 488 Spider.

Carlex Design, Ferrarit 488 Spider e ka zbukuruar me disa materiale dhe ngjyra të kombinuara të cilat nuk i kemi parë ndonjëherë te modelet e kësaj kompanie të njohur italiane, transmeton Koha.net.

Tani, Ferrari 488 Spider ka interier me prej lëkure Alcantara me ngjyrë të kaltër, duke përfshirë ulëset, timonin, dyert, intrument-tabelën, mbështetësin e dorës, etj. Të gjitha elemente janë të kombinuara në kontrast me disa detaje me ngjyrë të verdhë, të shpërndara nëpër interier.

-Advertisement-

Kompania Carlex Design nuk është marrë me modifikimin e eksterierit të këtij Ferrari 488 Spider, ndërsa motori i tij V8 ende vazhdon të jetë me kapacitet prej 670 kuajfuqi.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy