Blerim Reka: Kosova, në pikën më të ulët të marrëdhënieve me aleatët euroatlantikë
Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 14 January 2018
Blerim Reka është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka qenë ambasador i Maqedonisë në Bruksel.
Përvoja në diplomaci që ka, thotë të bëjë që të mos guxojë ta paramendojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës të nesërmen kur do të shfuqizohej Gjykata Speciale.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Reka thotë se dëmet për shtetin do të ishin shumë të mëdha. Dhe, konsideron se përfaqësuesit politikë të Kosovës nuk do të duhej t’i hynin aventurës së fundvitit. Ai ka rikujtuar shembuj në rajon që, sipas tij, duhej të merreshin si leksion, në mënyrë që të mos hapej konflikti me aleatët strategjikë që Kosovës i ndihmuan të çlirohet e edhe ta bëjë shtetin.
“Besoj ju kujtohen episodet e izolimit euroatlantik të Tugjmanit në Kroaci, të Meçijarit në Sllovaki, apo së fundi të Gruevskit në dy vjetët e fundit në Maqedoni. Apo, të mos shkojmë aq larg. Mjafton të mësojmë nga pësimet e Shqipërisë në vitet 1996-1997, kur Berisha nuk dëgjoi këshillat e perëndimorëve për të përsëritur zgjedhjet presidenciale dhe në mars të vitit 1997 vendi ishte desovranizuar tërësisht duke mos u këndellur me vite”, ka theksuar ai. “Nëse as pas këtyre pësimeve në fqinjësi nuk nxjerrim mësim se këshillat e aleatëve perëndimorë janë dashamirëse, e kotë është çfarëdo bisede tjetër për pasojat e Kosovës”.
Në këtë intervistë profesori Reka ka folur për skenarët që do të mundë të rridhnin pas shfuqizimit të Speciales, për dinamikat që do të pasonin në Kombet e Bashkuara e edhe për dëmet që mund t’i pësonte Kosova.
Ka argumentuar se si shtetet më nuk kanë sovranitete absolute dhe ka treguar se sa është e ndërlidhur çështja e qenies së shtetit të Kosovës në partneritet me Perëndimin
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...