Sport

Kosovo National Olympic Committee zgjedh 10 sportistët për Bursa Olimpike

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 10 January 2018

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve të rinj, që do të përfitojnë bursa si Shpresa Olimpike dhe Paraolimpike nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren nr.03/2013.

Bordi u bazua në rezultatet e sportistëve të arritura gjatë vitit 2017 në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe sipas Rregullores nr. 03/2013 rekomandon MKRS-në për dhënie të bursave.

Sportistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj, gjatë tërë vitit 2018.

-Advertisement-

10 sportistët që do të përfitojnë bursa si shpresa olimpike 2018

Laura Fazliu – Xhudo
Shpat Zekaj – Xhudo
Yll Cenaj – Karate
Drilon Syla – Mundje
Shpejtim Bajoku – Boks
Erdonis Maliqi – Boks
Faton Shurdhaj – Skitari
Leart Osmanaj – Atletikë
Kreshnik Mahmuti – Pingpong
Drenis Mala – Shigjetari

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera