Auto&Tech

Mercedes-AMG GT i ridizajnuar e më i fuqishëm

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 10 January 2018

Mercedes-AMG GT është njëri nga modelet e kohëve të fundit më të jashtëzakonshme.

Premierën botërore e ka mbajtur në vitin 2014, në panairin e veturave në Paris, dhe tani, pas katër vjetësh, është koha për ridizajnim.

Sa i përket pamjes nga jashtë, Mercedes-AMG GT nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, por ndryshimi më i rëndësishëm është nën kofano, transmeton Koha.net. Ai tani ka më shumë kuajfuqi.

-Advertisement-

AMG GT aktual ka motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 469 kuajfuqi, ndërsa në fund të 2018-ës ky motor do të përforcohet deri në 500 kuajfuqi.

Kuajfuqi shtesë do të marrin edhe modelet GT S (i cili aktualisht ka 515 kuajfuqi) dhe GT C (549 kuajfuqi). Po ashtu, edhe modeli më i fuqishëm AMG GT R me kapacitet prej 577 kuajfuqi do të përforcohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera