Sport

Stërvitjet s’i ndal as mjegulla e dendur

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 09 January 2018

Edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike skuadra nga kryeqyteti po vazhdon me stërvitje intenzive.

Bardhekaltrit sot kanë mbajtur seancën e tretë stërvitore që nga fillimi i fazës së parë përgatitore të dimrit, raporton infokusi.com.

Skuadra po stërvitet në fushën me bari sintetik dhe të mbuluar me mjegull në “Top footbal” të Mazgitit afër Kastriotit. Ndërsa pasdite do të mbaj seancë stërvitore në fushat e vogla të mbyllura me bari sintetik në “Prince”, lagja Arbëria.

-Advertisement-

Skuadra pothuajse është kompletuar (mungon vetëm Januzi me leje dhe Jashari me grip) dhe janë gjithsejtë 31 futbollistë që po përgatiten intensivisht. Kurse, Lorik Boshnjaku së bashku me grupin e fisioterapeutëve të klubit po bënë çmos që të jetë i gatshëm për ndeshjet miqësore në fazën e dytë që do të zhvillohet në Turqi,ka njoftuar faqja zyrtare e FC Prishtina/INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera