Lajme

Policia e Kosovës jep detaje për vdekjen e të moshuarës në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 09 January 2018

Para pak minutash Portali Infokusi ka njoftuar se një grua e moshuar ka rënë nga kati i tretë i banesës së saj në Klinë, dhe si pasojë e kësaj e moshuara ka humbur jetën(Kiko këtu).

Burime të portalit Infokusi, përbrenda Policisë në Klinë, kanë konfirmuar ngjarjen.

“Po sot në orët e para të mëngjesit një e moshuar rreth moshës 85 vjeçare, ka rënë nga kati i tretë i banesës ku po jetonte” ka thënë ky burim i Policisë.

-Advertisement-

Ai ka thënë gjithashtu se 85 vjeçarja jetonte vetëm në banesë ndërsa rasti dyshohet të jetë vetëvrasje .

“Rasti dyshohet të jetë vetëvrasje ndërsa e moshuara jetonte vetëm”, tha ky burim për Infokusin.

Ky është rasti i dytë i vetëvrasjëse në Kosovë në vetëm 4 ditë. Të premten portali “Infokusi.com” kishte raportuar për edhe një rast tjetër të vetëvrasjes. (Kliko këtu)/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera