Lajme

Njëra nga gratë e vrara në Aargau, është gruaja e kosovarit të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 08 January 2018

Njëra prej grave që u gjet e vrarë në një banesë në Hausen AG të Zvicrës, raportohet të jetë bashkëshortja e 54-vjeçari nga Kosova që u arrestuar si i dyshuar kryer për krimin që ndodhi në kantonin e Aargaut.

Dy gratë u gjeten të vrara mëngjesin e të hënës, derisa policia kantonale e arrestoi kosovarin në vendin e ngjarjes, në banesën që i dyshuari dhe njëra prej viktimave banonin. Kjo e fundit, 38 vjeçare ishte gruaja e të arrestuarit, përcjell në shqip Gazeta Express raportimet e mediave zvicerane.

Policia e kantonit të Aargaut, deri më tash ka konfirmuar krimin dhe arrestimin e një të dyshuari, po nuk ka dhënë detaje për gruan tjetër që u gjet e vrarë në banesën që e kishin me qita i dyshuari dhe viktima tjetër, në Hausen AG të Zvicrës.

-Advertisement-

Mediat raportojnë se viktima tjetër nuk ishte bashkëbanuese e çiftit, por pa të tjera informacione shtesë, shkruan Gazeta Express.Motivet e krimi janë ende të paqarta, derisa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë ’20minuten’ se çifti nuk ishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.Prokuroria ka iniciuar autopsinë për viktimat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera