Sport

Messi barazon rekordin e Gerd Muellerit

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 08 January 2018

Lionel Messi ka shënuar paraqitjen e tij të 400-të me Barcelonën me një gol të realizuar, ndërsa Barça ka mbajtur epërsinë prej tetë pikëve në krye të La Ligas pas fitores 3:0 të dielën ndaj Levantes.

Messi realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 12-të.

Ishte goli i tij i 365-të në La Liga, duke barazuar rekordin e legjendës Gerd Mueller për shënim të golave në një nga pesë ligat më të forta në Evropë.

-Advertisement-

Luis Suarez realizoi një gol të bukur në minutën e 38-të, ndërsa braziliani Paulinho realizoi golin e tretë në çastet e fundit të takimit, transmeton “Koha Ditore”.

Pas 18 xhirove Barcelona kryeson me 48 pikë, nëntë më tepër se Atletico Madridi, që zë vendin e dytë dhe 11 më tepër se Valencia që zë vendin e tretë.

Në pjesën e parë ne ishim mirë dhe kemi mundur të shënonim edhe më tepër gola. Në pjesën e dytë patëm vështirësi”, ka deklaruar trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, përcjell “Mundo Deportivo”.

Valverde ka folur edhe për transferimin rekord të Barcelonës, Philippe Coutinho.

“Ai mund të ofrojë shumë gjëra, veçanërisht në ndërtimin e lojës. Është një transferim i rëndësishëm, të cilin e kemi ndjekur një kohë të gjatë”, ka thënë Valverde.

Për Barcelonën të dielën luajti si titullar sulmuesi Ousmane Dembele, për të cilin ishte ndeshja e parë si startues që nga rikthimi nga lëndimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera