Lajme

I riu 21 vjeçar vdes në Burgun e Dubravës, ja për cilin rast akuzohej (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 07 January 2018

Gjykata e Pejës kishte refuzuar së fundi kërkesën e avokatëve të të akuzuarve Hamza e Isuf Abazaj për hedhje të aktakuzës.

Babë e bir, Isuf e Hamza Abazaj akuzoheshin nga Prokuroria Themelore në Pejë për vrasje të rëndë, plagosje dhe ndihmë për kryerje të veprës penale të vrasjes së rëndë të ndodhë më 24 shkurt 2017, në Pejë.

Hamza Abazaj akuzohej për vrasjen e Ibrahim Nezirajt dhe plagosjen e Bleart Nezirajt, përderisa babai i tij, Isufi , akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe pjesëmarrjes në rrahje.

-Advertisement-

E siç mëson Indeksonline, pikërisht sot 21 vjeçari, Hamza Abazaj, ka ndërrruar jetë në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Madje këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline një familjarë, i cili thotë se lajmin për vdekjen të riut, Hamza Abazaj e mori përmes telefonit nga Qendra e Korrektuese e Dubravës.

Gjithashtu sipas të njëjtit burim, pritet që nesër të kryhet edhe procedura e ekzaminimit të kufomës, për të ditur shkakun që qoi deri te vdekja e tij.

Duhet shtuar që në seancat e kaluara, Muharrem Hoti, avokat i Hamza Abazajt, kërkesën për hedhjen e aktakuzës e kishte parashtruar me shkrim tek gjyqtari i rastit, Sali Berisha me arsyetimin e se ka prova për ekzistimin e rrethanave që përjashtojnë përgjegjësinë penale të të pandehurit.

Ai u thirr në ekspertizën psikiatrike të bërë ndaj klientit të tij, ku tha se konstatohet se ka pasur dhe ende ka problem psikike.

Arsyetimi i avokatit Hoti ishte se i mbrojturi i tij kishte pasur 70 herë vizita mjekësore në shtetin suedez nga viti 2014 deri vitin 2017.

Indeksonline ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj lidhur me rastin por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Duhet shtuar se edhe përgjatë vitit të kaluar një person kishte humbur jetën brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës, saktësisht aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera