Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 88-vjeçarin që ra nga ura e Erenikut në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 06 January 2018

Dje rreth orës 17:00, një person rreth moshës 88-vjeçare, dyshohet se ka rënë nga ura që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë në lumin Erenik.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar komandanti i policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj, i cili tha se personi i zhdukur që nga dita e djeshme është në kërkim nga forcat policore si dhe nga zhytësit, njofton Klan Kosova.

“Kërkimet do të vazhdojnë derisa të gjendet trupi.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë rast është bërë kërkesë edhe nga FSK dhe pritet që të dalin në vendngjarje. Poashtu edhe një ekip vullnetarësh nga Mitrovica kanë ardhur në vendngjarje”.

“Personi i zhdukur është kapur nga kamerat e qytetit deri sa ka rënë nga ura që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë në lumin Erenik”, tha tutje Gjokaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera