Auto&Tech

Hyundai prezanton fotot e modelit të ri

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 05 January 2018

Hyundai ka prezantuar fotografitë e para zyrtare të modelit SUV me hidrogjen, një muaj para prezantimit në panairin CES muajin e ardhshëm.

Prodhuesi korean ka njoftuar se teknologjia e re autonome do të jetë e përfshirë në veturën e re.

Pritet që modeli i ri të jetë më i lirë se modeli i shkuar ix35, që kushtoi rreth 50 mijë funte.

-Advertisement-

Modeli i prodhuar paraqet gjeneratën e katërt të veturave me hidrogjen nga Hyundai. Për krahasim me modelin aktual, koncepti i ri është 20 për qind më i lehtë dhe nëntë për qind më efikas.

Hyundai planifikon të sjellë tri vetura të reja elektrike deri më 2021, përfshirë një version elektrik të Kona-s që do të lansohet sivjet.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy