Sport

Mourinho i quan gjepura lajmet se dëshiron të largohet nga Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 04 January 2018

Jose Mourinho i ka quajtur gjepura lajmet se ai do të japë dorëheqje nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni.

United e ka fituar vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke i nxitur mediat të spekulojnë se portugezi do të japë dorëheqje dhe të largohet nga “Old Trafford” në qershor të këtij viti, transmeton Express.

Megjithatë, duke folur para ndeshjes për FA Cup kundër Derby County, Mourinho ka insistuar se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Unitedi.

“Nëse më pyesni drejtpërdrejt, gjë që supozoj se doni ta bëni, i shoh vetën në Manchester sezonin tjetër. Siç kam thënë kur kam mbërritur këtu, do të largohen vetëm kur klubi dëshiron që unë të largohem, sepse unë nuk kam për qëllim të iku, qëllimi im është të qëndroj, të përmirësohem dhe ta dërgoj skuadrën aty ku e ka vendin”, ka thënë Mourinho.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera