100 tërmete nga 1 janari në Maqedoninë Juglindore
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 04 January 2018
Ditëve të fundit në Maqedoninë Juglindore janë regjistruar një seri tërmetesh. Nga enti Sizmologjik njoftojnë se numri ka arritur deri në 100 dhe se kjo dukuri do të vazhdoj deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike, por se dridhjet do të jenë me intensitet shumë më të ulët.
Akoma vazhdojnë dridhjet, por kjo është normale pas një tërmeti me magnitutë prej 4.8. Kemi një varg tërmetesh si pasojë e tërmetit më të fortë dhe aparatet e Observatorit Sizmologjik akoma vazhdojnë të regjistrojnë tërmete në këtë pjesë por që të gjitha janë me magnitutë më të ulët.
Tërmeti më i fuqishëm u ndje dje në orën 18 e 36 minuta dhe pas këtij tërmeti kemi regjistruar edhe disa tërmete më të dobëta që thuajse nuk janë ndjerë fare nga popullata e këtij rajoni- deklaroi sizmologia Dragana Dernih -Anastasovksa.
Megjithatë sipas seizmologes Dragana-Dernih tërmetet në Maqedoni vijnë si pasojë e përplasjes të pllakës afrikane dhe asaj euro-aziatike. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë dhe Ballkanin, tërmetet shkaktohen për shkak të përplasjes të plakës afrikane dhe euro-aziatike, respektivisht ndërhyrja e pllakës afrikane nën atë euro-aziatike dhe lëvizjet që krijohen në shtresën e tokës shkaktojnë lëvizjen e disa blloqeve në këtë pjesë dhe automatikisht krijimin e tërmeteve- shtoi Dragana Dernih Anastovska.
Dridhjet e një dite më parë kanë shkaktuar edhe disa plasaritje të objekteve, por dhe shqetësim të madh tek banorët e Dojranit dhe vendeve përreth.
Të tjera
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...