Lajme

Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu flasin pas dënimeve, e quajnë politik gjithë procesin gjyqësor

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 03 January 2018

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaja Bujupi dhe Albulena Haxhiu kanë mbajtur një konferencë sot pas shpalljes së vendit të Gjykatës për të dyja këto dhe dy deputetët e tjerë të VV-së, shkruan Infokusi.com.

Kadaj Bujupi duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës ka thënë se veprimet e saj dhe të tre deputetëve të tjerë kane qenë të drejta dhe në mbrojte të sovranitetit.

“Të gjitha veprimet tona në Kuvendin e Republikës prej vitit 2015 kane qenë të drejta dhe të duhura, të bazuara në Kushtetutë dhe rrjedhimisht kemi vepruar drejtë dhe ashtu do të vepronim edhe sot edhe nesër dhe sa herë që kërkohet nga ne ti dalim zot vendit duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë” ka thënë ajo.

-Advertisement-

Kadaj-Bujupi ka shtuar se populli dhe qytetarët ishin në përkrahje të Vetëvendosjes ndërsa ka thënë se në mandatin e fundit është ndier e plotësuar si deputetët.

“Ishin populli dhe qytetarët ata që e përkrahën Vetëvendosje dhe asnjëherë nuk jam ndier më e plotësuar në rolin e deputetes sesa në tri vitet e fundit” ka shtuar Kadaj-Bujupi, shkruan Infokusi.com.

E deputetja Haxhiu e ka quajtur politik aktgjykimin e sotëm dhe gjithë procesin gjyqësor.

“Ne e kemi dëshmuar edhe me argumente qëndrime që e gjithë kjo akakuzë dhe aktgjykimi i sotëm është i padrejtë dhe politik” ka thënë Haxhiu.

Ajo ka vazhduar duke e quajtur Kalludën gjyqtarë të kapur nga klani Pronto.

Sot në një seancë gjyqësore katër deputete e Kuvendit të Kosovës janë dënuar mbi 5 vite burgim ose 6 vite me kusht nëse nuk kryejnë ndonjë vepër penale brenda dy vjetësh, shkruan Infokusi.com.

Albin Kurti është dënuar me një vit e gjashtë muaj ose 2 vite me kusht, Albulena Haxhiu një vit e 3 muaj ose 2 vite me kusht, Donika Kadja Bujupi me 1 vit e gjashtë muaj ose 2 vite me kushte dhe Faton Topalli me 1 vit e dy muaj ose 2 vite me kusht./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera