Lajme

Deputetët e VV-së dënohen me kusht me 5 vjet burgim

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 03 January 2018

Katër deputetët e kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës brenda seancës së Kuvendit janë shpallur sot fajtorë, raporton Infokusi.com

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me një vit e gjashtë muaj ose 2 vite me kusht Albin Kurtin, me një vit e 3 muaj ose 2 vite me kusht Albulena Haxhiun, 1 vit e gjashtë muaj ose 2 vite me kusht Donika Kadja Bujupin dhe me 1 vit e dy muaj ose 2 vite me kusht Faton Topallin.

Dënimet janë me kusht nëse nuk kryejnë ndonjë vepër penale brenda dy vjetësh./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera