Lajme

Dënohen deputetët e Vetëvendosjes, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 03 January 2018

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka shpallur fajtorë katër deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin, shkruan Infokusi.com.

Të katër deputetët u dënuan për hedhje të gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa avokati mbrojtjes i deputetit Topalli ka kërkuar aktgjykim lirues, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

“Ky vendim nuk do të qëndroj sepse ne do të kërkojmë aktvendim lirues, presim që shumë shpejtë ky vendim të bie edhe të katër të akuzuarit të shpallën të pafajshëm”, ka hënë ai.

Ai madje e ka quajtur këtë dënim di tendencioz .

“Ky dënim nuk është me rëndësi por vet fakti i gjetjes fajtorë, ka qenë tendencë edhe e prokurorisë që me cdo kushte të shpallen fajtorë “, ka thënë ai.

Në seancën e sotme gjyqësore Albin Kurti është dënuar me një vit e gjashtë muaj ose 2 vite me kusht, Albulena Haxhiu një vit e 3 muaj ose 2 vite me kusht, Donika Kadja Bujupi me 1 vit e gjashtë muaj ose 2 vite me kushte dhe Faton Topalli me 1 vit e dy muaj ose 2 vite me kusht./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera