Sport

Klubet italiane me objektiva të mëdha për transferime në afatin e janarit

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 02 January 2018

Ekipet italiane duket se i kanë idetë e qarta për merkaton e dimrit. Një mesfushor për Milanin, një organizator për Interin, një mbrojtës për Juven dhe Lazion, dhe një sulmues krahu për Romën. Këto janë objektivët e skuadrave të mëdha që duhet parë në më pak se 30 ditë sa do të jenë të realizueshëm apo do të ndryshojnë me kohën.

Sipas mediave sportive në Itali, Inter ka disa lojtarë nën shënjëstër Deulofeu, Aleix Vidal, Pastore dhe Mkhitaryan. Ky i fundit duket më i arritshëm pasi është në ikje nga Manchester United.

Edhe Milan po kërkon të blejë në Premier League dhe sinjalet i ka dërguar për Moussa Dembelé të Tottenham.

-Advertisement-

Juve është vënë në lëvizje për Emre Can nga Liverpool. Martín Cáceres është përforcimi që kërkon Lazio. Merkato e Romës është në pritje të momentit të volitshëm, për gjetjen e emrave të rinj dhe premtues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera