Tetëmbëdhjetë vitet e humbura të kombinatit Trepça
Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 02 January 2018
Gjiganti metalurgjik Trepça i ndarë në dy pjesë, në veriun e dominuar nga serbët dhe në jug me minatorë shqiptarë, për 18 vitet e pas luftës në Kosovë nuk arriti të rimëkëmbet.
Funksionalizimin e tij u tha se e pengoi statusi i pazgjidhur dhe ndarjes që ngjasonte edhe në vetë qytetin e Mitrovicës.
Pas luftës, gjatë periudhës 2000 – 2004, miniera nuk ka funksionuar, por kishin filluar të bëhen përgatitjet e punishteve për prodhim, për të bërë të gatshme atë në vitin 2005, por me kapacitet minimal.
Nga rreth 600 mijë tonë xehe në vit sa prodhonte miniera në vitet 1945 deri në periudhën e para vitit 1990, sot nga aty nxirren jo më shumë se 150 mijë tonë xehe.
Edhe kapacitetet e saj humane janë zvogëluar përgjatë viteve, duke u reduktuar në më pak se 1000 punëtorë nga më shumë se 20,000, sa ishin të punësuar në këtë kombinat dikur.
Në shkurt të vitit 2015 ndërmarrja Trepça, ishte rrezikuar të shkojë në likuidim, por Qeveria e Kosovës me hapa të shpejtë miratoi Ligjin për ndërmarrje publike, sipas të cilit Trepça nxirret nga administrimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe shndërrohet në ndërmarrje publike, të menaxhuar nga shteti.
Ky vendim, në atë kohë ishte kundërshtuar nga partitë opozitare, të cilat kishin kërkuar që Trepça të trajtohet me një ligj të veçantë.
Çështja e statusit të kombinatit ishte bërë edhe shkas i protestave të partive politike në opozitë në janar të vitit 2016, që u përshkuan me përplasje të ashpra ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.
Po atë vit, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Trepçën, me të cilin u tha se gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.
Ligji e përcaktoi Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kombinatin Trepça kishte nxitur reagimin e Beogradi zyrtar, pasi ndërmarrjen Serbia e konsideron pjesë të saj.
Ligji i miratuar për Trepçën, edhe pas një viti që nga miratimi, nuk arriti të zbatohet.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdin Lluka, ka thënë se presin se në gjashtë mujorin e vitit 2018 të funksionalizohet kombinati Trepça.
“Besoj që deri në muajin qershor do të kemi bordin, statutin regjistrimin e Trepçës si shoqëri aksionare, manaxhmentin e Trepçës si dhe vlerësimin e rezervave minerare, pasi që deri tani të dhënat për rezervat e Trepçës janë të viteve të 70-ta, e të cila nuk janë të mjaftueshme si të dhëna për investitorë të huaj, prandaj dhe duhet ta bëjmë një rivlerësim të atyre rezervave”, ka thënë ministri Lluka.
I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës, që është bërë në vitin 1992, pati vlerësuar se potenciali material i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë.
Institucionet e vendit u kritikuan nga përfaqësuesit e kombinatit Trepça dhe nga minatorët, se neglizhuan proceset që e bënin ligjin të zbatueshëm.
Minatorët e Trepçës thonë për Radion Evropa e Lirë se procesi i neglizhuar që pamundësoi zbatimin e Ligjit të miratuar për Trepçën, i krijoji humbje të mëdha ndërmarrjes.
Shyqyri Sadiku, kryetar i sindikatës së Trepçës në një prononcim për Radion Evropa e Lirë flet për një gjendje jo të mirë në kombinatit Trepça. Ai thotë se prodhimi ka rënë në nivel shumë të ulët.
“Gjendja aktuale në Trepçë nuk është aspak e mirë dhe kjo për shumë arsye: si mosformimi i bordit mbikëqyrës, keqmenaxhimi, keqpërdorimet dhe mosdisiplina në punë. Vetëm në nëntë mujorin e parë të këtij viti, kemi prodhim më pak për 30 për qind krahasuar me vitin paraprak. Nëse vazhdohet me vonesa në përzgjedhjen e bordit mbikëqyrës, Trepça do të shkojë drejt falimentimit”, thotë Sadiku.
Ai shton se për rënien e prodhimit në kombinatit Trepça janë të njoftuara të gjitha institucionet kompetente, por që nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për daljen nga kjo situatë.
Mosfunksionalizimi i Ligjit për Trepçën edhe sipas drejtorit të këtij kombinati, Ahmet Tmava, përveç rënies së prodhimit ka sjell vështirësi të mëdha edhe të funksionimit si ndërmarrje.
“Trepça është në fazën e mbijetesës me probleme të mëdha, por po shpresojmë që gjërat të lëvizin. Problemet shëndetësore të punëtorëve, mosha e shtyrë si dhe mungesa e investimeve. po sjell probleme. Për momentin statusi i Trepçës është i paqartë”, thotë Tmava.
Gjatë këtyre 18 viteve, minatorët thonë se punuan në kushte mjaft të vështira.
Mosha mesatare e minatorëve është 55-vjeç, e cila konsiderohet të jetë moshë e shtyer për të bërë një punë në minierë.
Rrogat aktuale të punëtorëve sillen nga 600 deri në 800 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale. Por, asnjë nga ata nuk ka sigurim shëndetësor apo jetësor.
Isuf Beqiri, minator në minierën e Stantërgut, ku punon që prej vitit 1978, thotë për Radion Evropa e Lirë, se minatorët e Trepçës janë të harruar nga institucionet e Kosovës dhe se nuk po punohet asgjë në krijimin e kushteve më të mira për ta.
“Nuk është bërë asgjë për neve minatorët. Një ligj që është bërë nuk ka filluar të zbatohet akoma. Gjendja e minatorëve është e vështirë, nuk kemi as sigurime shëndetësore, që nga pas lufta nuk kemi asgjë. Qeveria e Kosovës duhet të marrë masat për përmirësimin e kushteve të minatorëve”, thekson Beqiri.
Trepça sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.
Por, një pjesë e madhe e këtyre kapaciteteve janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve, e madje edhe keqshfrytëzimit në të kaluarën.
Nisur nga i gjithë ky degradim që i është bërë kombinatit gjatë këtyre viteve të pasluftës, ekspertë të fushës, thonë se gjigantit i duhet kohë të rimëkëmbet, por se kjo mund të arrihet me një punë të madhe dhe me njerëz profesionistë.
Të tjera
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...