Lajme

Haradinaj tregon se çfarë biseduan me Markoviqin për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 02 January 2018

Mali i Zi ka deklaruar disa herë se nuk do ta rishikojë marrëveshjen e vijës kufitare me Kosovën, pasi për ta është punë e kryer dhe i takon Kosovës të gjejë zgjidhje për problemet e brendshme.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në vizitën e fund zyrtare në Bruksel është takuar me homologun e tij malazias, Dushko Markoviq.

Haradinaj në një intervistë për lajmi.net, ka treguar për herë të parë se çfarë kanë biseduar me Markoviqin për demarkacionin.

-Advertisement-

“Ai ma konfirmoj, tha ne duke besuar se çdo gjë është ashtu siç jemi marr vesh, na e kemi kryer punën tonë. Sa i përket neve është punë e kryer, sikur ta kishit kryer edhe ju do të ecim prej kësaj teme”, ka thënë Haradinaj në lidhje me bisedën e zhvilluar me Markoviqin.

Gjithashtu, ai tregon se i ka propozuar Markoviqit që marrëveshja të rishikohet dhe të korrigjohet, mirëpo ai nuk i ka dhënë qëndrim  për këtë.

Kryeministri deklarohet edhe për ftesën që i ka bërë kryeministrin malazias dhe nëse ai e ka konfirmuar.

Gjithashtu, flet se nëse vizita e homologut të tij do të jetë zgjidhje përfundimtare për ngërçin të demarkacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera