Lajme

6 shqiptarë përfundojnë në prangat e policisë italiane

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 02 January 2018

6 shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për zhvatje të parave përmes dhunës nga punëdhënësit.

Ata u arrestuan nga policia e Corigliano Calabro pas ankesave për gjobëvënie të punëdhënësit Italian.

Mediat italiane raportojnë se hetimi filloi nga ankesa e disa punonjësve të një kompanie dhe pronarit të së njëjtës pas dhunës së ushtruar nga gjashtë të dyshuarit me shtetësi shqiptare.

-Advertisement-

Me ndihmën e kamerave të sigurisë u mblodhën provat që treguan veprimet penale të kryera nga 6 të arrestuarit. Ende nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera