Sport

Drita – Liria, ndeshja më e bukur për tifozin që shikoi 55 ndeshje në 55 vende

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 31 December 2017

Tifozi i Fulhma në Angli, Matt Walker kishte filluar një aventurë të veçantë gjatë këtij viti, duke shikuar 55 ndeshje në 55 vende të ndryshme

Walker ka zgjedhur ndeshjen Drita – Liria si më të veçantën nga të gjitha ato 55 ndeshje që ka shikuar.

Ai madje ishte ftuar nga klubi i Dritës për të festuar pas fitores dramatike, shkruan Koha.net.

“Është e vështirë të zgjedh, por ndeshja në Kosovë ishte e pabesueshme. Shkova për ta shikuar ndeshjen Drita – Liria. Drita po udhëhiqte 3 me 1, më pas Liria shënoi dy herë në dhjetë minutat e fundit. Kurse Drita ia arriti ta fitojë takimin në minutat e fundit. Ndeshja dhe menaxhmenti ishin të mahnitur. Pas ndeshjes më ftuan për të festuar fitoren së bashku me ekipin”, është shprehur Walker për BBC MOTD.

-Advertisement-

Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 18 nëntor, të cilën Drita kishte arkëtuar pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 3. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera