30 dhjetori shënon fillimin e thyerjes së okupatorit serb në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 30 December 2017
Në 30 dhjetorin e vitit 1991, në një ditë të ftohtë, për herë të parë forcat serbe sulmuan familjen Jashari, me qëllim që të pengonin mobilizimin shqiptar kundër okupatorit serb.
Për të shënuar 26 vjetorin e këtij sulmi, tek Kompleksi Memorial ”Adem Jashari” bënë homazhe kryetari i komunës së Skenderajt, i cili është edhe djali i dëshmorit Hamëz Jashari, Bekim Jashari, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe shumë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se sot kanë ardhur t’i nderojnë heronjtë dhe të kujtojnë 30 dhjetorin e vitit 1991.
Jashari pas 26 vitesh, ditën e 30 dhjetorit 1991 e kujton si një ditë me acar, por e cila ka simbolizuar fillimin e qarjes së okupatorit serbit.
“Sot është një datë e veçantë, 30 dhjetori i vitit 1991 kam qenë edhe vetë pjesëmarrës, sot kemi ardhur më bë nderime dhe me përkujtuar atë ditë. 30 dhjetori ka qenë acar i ftohtë, por që ka simbolizuar me fillimin e thyerjes, të qarjes së okupatorit serb, iu tregu që kjo është tokë shqiptare dhe këtu sundojnë vetëm ata që jetojnë në këtë vend”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se lajmin për sulmin e parë ndaj familjes Jashari nga okupatori serb, e mori në mëngjesin e ftohtë të 30 dhjetorit 1991.
Lladrovci 30 dhjetorin e vitit 1991 e konsideron si fitoren e parë frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga komandanti, Ademi Jashari.
“30 dhjetorin e vitit 1991 e kujtojmë si betejën e parë frontale të Adem Jasharit dhe bashkëluftëtarëve të tij, si dhe familjes së tij, me forcat serbe, të cilat kishin ardhur për ta arrestuar komandantin tonë. Unë e kujtoj, atë ditë e kam marr lajmin shumë herët në mëngjes, kam qenë edhe vetë protagonist i kësaj ngjarje, ka qenë një ditë më borë të madhe, por që ishte një ditë e fitores së parë frontale të ushtrisë tonë në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari”, tha ai.
Ditën e sotme e konsideron shumë emocionuese edhe qytetari Enver Qerkini nga Abria e Poshtme, i cili tha se Prekazi është gurthemeli i lirisë së Kosovës.
“Është një ditë e veçantë dhe emocionuese, një ditë e cila na kthen shumë prapa, na kthen atje ku familja Jashari dhe e gjithë Drenica, dhanë dhe sakrifikuan më të shtrenjtën për lirin e vendit dhe ky vend është gurthemel i lirisë, i pavarësisë dhe i fitores së vend”, tha ai.
Sipas ciceronit, Ilaz Halimi sulmi i parë ndaj familjes Jashari nga okupatori serb ndodhi në mëngjesin e 30 dhjetori të vitit 1991, pas kthimit të komandantit Adem Jashari me grupin e tij nga Shqipëria, ku kishin kryer ushtrime ushtarake.
Halimi tregon se atë ditë e gjithë lagjja ishte rrethuar nga forcat serbe, por vigjilenca e familjes Jashari bëri që okupatori serb të mos e arrijë qëllimin e synuar, për të thyer mobilizimin e rezistencës shqiptare ndaj tyre.
“Ky sulm ka ndodhur po në këtë datë që jemi sot, në vitin 1991. Arsyeja e sulmit ka qenë, sepse Ademi Jashari me grupin e Drenicës, ishte kthyer nga ushtrimet ushtarake që kishin zhvilluar në Shqipëri dhe serbët për me i këputë fillet e mobilizimit të rezistencës, fillimisht në Kosovë në përgjithësi, e bënë sulmin kundër kësaj familje. Sulmi ndodh në mëngjes herët të kësaj date, ku ka qenë ditë më borë dhe fillon të vendoset rrethi, posaçërisht kundër kësaj familje, por edhe pjesës tjetër të lagjes, me qenë së kishte roje dhe vigjilenca e familjes dhe bashkëpunëtorëve të komandantit Adem Jashari, bënë që serbët mos mund të futen”, tha ai.
Halimi për KosovaPress ka treguar se pas rezistencës që kanë treguar familja Jashari në ditën e sulmit të parë, forcat serbe kishin rrethuar të gjithë fshatin, ku pastaj edhe arrestuan edhe babin e Adem e Hamëz Jasharit, bacin Shaban dhe anëtarë tjerë të kësaj familje, të cilët i dërguan në stacionin policor të Mitrovicës.
Halimi ka treguar edhe fjalët që Shaban Jashari i ka thënë pas lirimit nga forcat serbe, i cili iu kishte thënë paramilitarëve serb “se të gjitha i ka, por liria i mungon”.
Familja Jashari u sulmua për herë të dytë më 22 janar 1998 dhe sulmi i tretë ka ndodhur në marsin e po këtij viti, ku si pasoj e këtij sulmi ranë dëshmorë 20 anëtarët e kësaj familje, ndërsa 10 prej tyre shpëtuan.
Gjatë ditës së sotme, Komuna e Skenderajt në bashkëpunimin me Grupin e Valleve “Shota”, kanë organizuar edhe një koncert simbolik për të shënuar 26 vjetorin e sulmit të parë ndaj familjes heroike të Adem dhe Hamës Jasharit.
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...