Sport

Chelsea fiton bindshëm ndaj Stoke Cityt, ngjitet në vendin e dytë në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 30 December 2017

Chelsea e ka dërrmuar 5-0 Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit të “Stamford Bridge” të shtunën pasdite.

Skuadra e Antonio Contes e filloi pjesën e parë frikshëm duke e vërshuar Stoke Cytin me gola, me Rudiger, Drinkwater dhe Pedron që shënuan për 3-0, transmeton Express.

Chelsea u fut në pjesë të dytë shumë më e relaksuar por vazhdoi ta dominojë bindshëm skuadrën mysafire duke shënuar edhe dy herë për 5-0 përmes Willian dhe Zappacostas në minutat 73′ dhe 88′ përkatësisht, në një ndeshje të zhvilluar në kuadër të javës së 21-të të Premierligës angleze.

Stoke City luajti shumë dobët duke krijuar shumë pak dhe pati vetëm një gjuajtje në portë, me Xherdan Shaqirin që nuk luajti.

-Advertisement-

“Të Kaltrit” tani kanë 45 pikë dhe radhiten në vendin e dytë me dy pikë më pak se Manchester United, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Stoke mbetet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 13-të. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera