Sport

Lajm dëshpërues për Chelsean dhe Manchester Cityn

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 29 December 2017

Leonardo Bonucci objektiv i Chelseat dhe Manchester Cityt për afatin kalimtar të janarit, sipas mediave të ndryshme ndërkombëtare, por agjenti i tij ka insistuar se mbrojtësi i Milanit nuk do të shkojë te asnjë skuadër.

Së fundmi Goal.com zbuloi se mbrojtësi italian po e konsideronte largimin nga “San Siro”, pasi duroi një fillim të tmerrshëm me “Kuq e zinjtë”, transmeton Express.

Një marrëveshje në vlerë 40 milionë euro bëri që ai t’i bashkohej Milanit nga Juventusi gjatë verës, por projekti ambicioz nuk po del të jetë i suksesshëm pasi disa blerje të shtrenjta kanë dështuar t’i tregojnë cilësitë në skuadrën italiane.

-Advertisement-

E kjo ka nxitur edhe më shumë thashetheme për transferimin e tij nga Milani, me gjigantët e Premierligës Chelsean dhe Cityn si admiruese të mëdha të Bonuccit.

Megjithatë, largimi i tij në janar është hedhur poshtë nga agjenti i tij, Alessandro Lucci.

“Leonardo është lojtar i Milanit, dhe ka zgjedhur të luajë për Milanin, prandaj do të vazhdojë t’i ndjekë objektivat e kësaj skuadre”, ka thënë Lucci për Sky Sport Italia.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera