Sport

Neymar: Për pak të mbetesha i paralizuar

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 28 December 2017

Ishte ylli i futbollit brazilian dhe do të drejtonte Selecaon në Kupën e Botës, pikërisht kur kjo garë zhvillohej në vendlindjen e tij.

Mirëpo, Neymar lehtë mund të kishte mbyllur karrierën në Botërorin 2014, ku kishte rrezikuar të mbetej i paralizuar.

Ai është rrëfyer ish-shokut të tij të skuadrës te Barcelona, Gerard Pique, për lëndimin që ia pamundësoi të vazhdonte garën.

-Advertisement-

“Mjekët në spital më thanë kemi dy lajme për ty: një të mirë dhe një të keq. Të keqin i thashë në fillim. Nuk do të vazhdosh më tej me Botërorin. Ndërsa lajmi i mirë ishte se mund të vazhdoja të ecja, pasi nëse dëmtimi do të ishte 2 cm më lart do ta kisha mbyllur karrierën si futbollist”, tregoi Neymar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera