Lajme

Bytyqi: Fëmijët duhet kenë shkathtësi të nevojshme

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 28 December 2017

Në kuadër të projektit Demos me Kuvendin e Kosovës dhe MASHT-in, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, ka vizituar sot punëtorinë e demokracisë Demos, ku është takuar me nxënës të klasës së gjashtë të shkollës “Ali Kelmendi” nga Vushtrria.

Ata me këtë rast kanë bërë pyetje të ndryshme për ministrin Bytyqi, për t ‘u njohur më afër me njerëzit që drejtojnë institucionet e Kosovës, e cila është edhe qëllim i projektit dyvjeçar të Demos.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se nxënësit duhet të njihen e njerëzit që drejtojnë institucionet, për të fituar dijeni dhe shkathtësi në edukim.

-Advertisement-

“Është kënaqësi që sot ne gjendemi këtu. Vërtet është për t’u përgëzuar projekti, sepse nxënësit tanë duhet ‘i prekin institucionet, duhet t’i prekin njerëzit që menaxhojnë këto institucione. Mbi të gjitha përveç që promovohet institucioni, fëmijët fillojnë të kenë shkathtësi të nevojshme dhe besoj se me kësi organizimi ne do të arrijmë synimet tona, të cilët i kemi që fëmijët tanë të kenë edukim”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa drejtoresha Jehona Gjurgjeala nga Demos, tha se dëshirojnë që përmes projekteve të tilla të krijojnë një kulturë të re në Kosovë.

“Projekti i Demosit që është duke u realizuar për më shumë se dy vjet me Kuvendin e Kosovës dhe MASHT-in ka për qëllim që fëmijët në Kosovë të shkollave publike ka shumë rëndësi për t’i dhënë një mundësi për të pasur demokraci. Këta vijnë nga qytete të ndryshe. Këta vijnë nga klasa e gjashtë e shkollës “Ali Kelmendi” nga Vushtrria dhe ata kanë shans unike që në moshë shumë të hershme t’i bëjnë pyetje një ministri. Kjo krijon një kulturë ku demokracia nuk është e largët, nuk është e keqe, por është e prekshme”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera