Lajme

Policia kërkon pronarin e parave të humbura

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 26 December 2017

Policia e Kosovës në Pejë njofton se më 18 dhjetor rreth orës 16:25, një qytetar ka lajmëruar në polici se në qendrën tregtare”Meto Bajraktari” në Pejë, kishte gjetur një kartëmonedhë dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin policor në Pejë.

Sektori i hetimeve ka siguruar incizimet nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare “Meto Bajraktari”, ish „Shtëpia e mallrave“ dhe në incizimet vërehet kur një personi të gjinisë mashkullore nga portofoli në dysheme i bie kartëmonedha.

„Me qëllim që personit në fjale t‘i kthehen paratë e humbura, kërkojmë që përmes mjeteve elektronike dhe të shkruara të informohet opinioni lidhur me çështjen dhe të paraqitet pranë këtij stacioni policor për të t’i mar paratë e humbura me datën e cekur më lartë, personi të cilit i kanë humbur“, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera