Lajme

“E vrau qeveria”, protesta edhe në Shkodër për Florenc Beqiraj

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 25 December 2017

Protestat për vdekjen e Florenc Beqiraj u zhvilluan sot edhe në qytetin e Shkodrës, aty ku banon familja e tij.

“Duam drejtësi për shokun tonë”, “E vrau qeveria”, “E vrau policia” ishin pankartat e ngritura në Shkodër, ndërsa marshimi vijoi nga lagjja “Liria” drejt qendrës së qytetit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ambasadorit Shqiptar ne France, pasi sipas tyre e ka neglizhuar ngjarjen.

-Advertisement-

Ditën e premte 23 vjeçari nga Shkodra ndërroi jetë në spitalin e Marsejës, ndërsa prej 19 muajsh jetonte në Francë si azilant.

Policia e Marsejës njoftoi se ai ka pasur një tentativë vetëvarje në burg, ndërsa familjarët pretendojë se ai është mbytur.

Nga ana e autoriteteve është nisur një hetim mbi ngjarjen.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera