Lajme

Vdekja e 23-vjeçarit në Francë, qytetarët dalin në protestë para Piramidës

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 24 December 2017

Shumë qytetarë kanë dalë ditën e sotme në një homazh-protestë, për vdekjen e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në Francë.
Ata janë mbledhur përpara piramidës në Tiranë, duke kërkuar nga shtetit shqiptar që kjo ngjarje të zbardhet.

Po ashtu, ata kanë hedhur akuza të forta për sjelljen e shtetit shqiptar, lidhur me këtë ngjarje, duke u shprehur se nuk është bërë asgjë për të shpëtuar 23-vjeçarin.

I riu nga Shkodra ndërroi jetë ditën e premte, pasi u masakruar në një burg në Marsejë, ngjarje kjo ende e mbushur me hije dyshimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera