Lajme

LDK nuk merr pjesë në seancën e sotme plenare

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 22 December 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare në të cilën, Presidenti Hashim Thaçi do të mbaj fjalimin e fundvitit.

Në një konferencë për media Avdullah Hoti ka përmendur disa nga arsyet se pse LDK nuk merr pjesë në seancë, shkruan Infokusi.com.

“Ne vlerësojmë se Hashim Thaçi me sjelljet e tij gjatë 2017 ka treguar që nuk e përfaqëson unitetin e popullit siç ia përcakton Kushtetuta”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Sipas tij, është diskursi i papranueshëm i Thaçit në publik lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale, politika e jashtme ka ndikuar negativisht, mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare etj.
Ai ka theksuar se në ditët në vazhdim do të dalin me një vendim se cilat janë rrugët ligjore për të zhbllokuar situatën e formimit të institucioneve duke shtuar se janë të hapur për të biseduar me VV. /Infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera