Rozë

Afërdita Dreshaj thotë “PO”

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 22 December 2017

Duhet se ky fundvit do të sjellë edhe një tjetër dasëm të VIP-ve shqiptarë.

Bëhet fjalë për modelen shqiptare Afërdita Dreshaj, e cila është surprizuar nga i dashuri i saj, Jakup Kindi, i cili i ka propozuar për martesë.

Modelja, Afërdita Dreshaj, e cila karrierën e saj e ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmjen e së enjtes ka postuar në rrjetin social Instagram foto të unazës me diamantë, dhuratë nga i dashuri i saj.

-Advertisement-

Në foton e postuar Afërdita shkruan: “Ishte si një ëndërr. Unë thashë PO” .

Pak ditë më parë një tjetër propozim për martesë erdhi edhe për këngëtaren nga Kosova, Adelina Tahiri.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera