Lajme

A e quajti Albin Kurti trim por të padijshëm Dardan Mulliqajn ?

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 18 December 2017

Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur mbledhjen e XXXI të Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën janë shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të partisë, shkruan Infokusi.com.

Në këtë mbledhje morën pjesë 133 delegatë por munguan disa nga figurat kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje si lideri i saj, Visar Ymeri, anëtarët Ali Lajçi, Shqipe Pantina, Dardan Molliqaj dhe dy deputetët që aktualisht gjenden në paraburgim Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.

Pavarësisht se mungoi fizikisht, themeluesi i Vetëvendosjes, Albin Kurti zgjodhi një mënyrë tjetër për të qenë i pranishëm në këtë mbledhje.

-Advertisement-

Ai përmes një letre të shkruar iu drejtua aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë letër Kurti foli për gjuhën ofenduese që Aida Dërguti përdori kundër tij, zgjedhjet e 11 qershorit dhe 19 nëntorit, aktivistët e VV-së të dënuar për terrorizëm, ndërsa në një paragraf duket sikur Kurti e ka shkruar enkas për Dardan Molliqaj, shkruan Infokusi.com

Ai duke përmendur numrin e juristëve, ekonomistëve, inxhinierëve e mjekëve ka shkruar se Lëvizjes i duhet më shumë dije dhe jo vetëm guxim.

Kurti ka vazhduar duke shkruar se guximi pa dije dhe nderë bëhet arrogancë e zullum , transmeton Infokusi.com.

Kujtojmë që ditë më parë, ish-Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës ka rrëfyer ekskluzivisht për përçarjen brenda VV-së të filluar prej më shumë së një vit.

Në këtë rrëfim Molliqaj foli për përçarjen brenda VV-së, për frikën që Kurti kishte për të nëse do të kandidonte për kryetar të VV-së, koalicionin me PDK-në të propozuar prej Kurtit, grupimet brenda VV-së, ndikimi i aktivistëve nga Tirana, mesazhet ofenduese të Aida Dërgutit për themeluesin e VV-së, Albin Kurtin etj.

Kujtojmë që Albin Kurti bashkë me deputetit e VV-së, Donika Kadaj Bujupi ndodhën në paraburgim si të dyshuar për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera