Lajme

Fotografi i AFP-se realizon një foto “fantastike” në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 15 December 2017

Fotoreporteri i Agjencisë së lajmeve “AFP”, Robert Atanasovski, ka shkrepur një fotografi në territorin maqedonas ku niveli i ndotjes së ajrit është më i lartë se sa niveli i lejuar.

Fotografia është shkrepur në malin Vodno që ndodhet në jug të qytetit të Shkupit. Edhe pse në situatë jo të favorshme për të, fotografi ka arritur që të realizojë fotografi fantastike.
Fotografia shfaq disa prej ndërtesave më të larta të qytetit mbi re zonën me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në Shkup, 15 dhjetor 2017.

Në përshkrimin e fotografisë vazhdon të jepet lajmi se edhe sot niveli i ajrit të ndotur vazhdon të penalizojë kryeqytetin maqedonas.

-Advertisement-

Mbrëmë në Karposh është regjistruar nivel rekord i ndotjes, niveli i grimcave PM 10 nga maksimalisht 50 sa lejohet, ato arritën 1218 mikrogram. Ndotje shumë e madhe u regjistrua edhe në pjesët tjera të qytetit, por edhe në Kumanovë dhe Tetovë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera