Lajme

KQZ-ja gati për rivotimin në Istog

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 15 December 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë përgatitjet e veta për rivotimin që do të mbahet në Istog, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë në 23 qendra të votimit.

Kështu bëri të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka për KosovaPress, ku tha se kjo ka qenë vetëm një vazhdimësi e gjithë asaj pune që është bërë gjatë këtij viti.

Fletëvotimet tashmë gjenden në Kosovë, ndërsa siç tha Daka, edhe marrja e materialit jo-sensitiv dhe sensitiv është në përfundim e sipër.

-Advertisement-

“KQZ-ja vetëm e ka vazhduar traditën e organizimit. Pra nuk kemi pasur ndonjë pushim, pas përfundimit të balotazhit në komunat e tjera, këtë të diel e kemi rivotimin në Istog. Të gjitha përgatitjet janë bërë, fletëvotimet kanë arritur, janë në Kosovë. Të gjitha ato emërimet e anëtarëve të këshillave të vendvotimeve dhe të gjitha përgatitjet tjera, marrja e materialit jo-sensitiv, sensitiv, të gjitha janë në përfundim e sipër”, tha ajo.

Sipas saj, Istogu këtë të diel do të ketë 63 vendvotime, ndërsa shtoi se secili vendvotim do të ketë nga 7 anëtarë, të cilët do të punojnë atë ditë.

“Në Istog janë 23 Qendra të votimit, me gjithsej 63 vendvotime”, shtoi ajo.

Krejt në fund, Daka tha se presin që këtë të diel gjithçka të shkojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera