Sport

Qytetarët dhe sportdashësit e ‘grijnë’ Lladrovcin

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 13 December 2017

Qytetarët dhe përkrahësit e KF Feronikelit në faqen e Facebook-ut të klubit kanë akuzuar rëndë kryetarin e komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi ky i fundit kishte kërkuar që të largohet Presidenti i Feronikelit Ekrem Elshani.

Këto komente vijnë pas dorëheqjes së Presidentit të KF Feronikeli Ekrem Elshani si dhe të drejtorit Istref Veliu. Ky i fundit përmes rrjetit social Facebook zbulon se si erdhi deri tek dorëheqja e Presidentit Elashni.

“Komuna e Drenasit, dje me një ceremoni ndau çmimet për sportistët më të dalluar të vitit 2017 në këtë qytet. Për habi, i pari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci, në vend se të krenohet me punën dhe suksesin e klubit “Feronikeli”, i kërkoi dorëheqjen njeriut që me mund e shumë punë, e ngriti klubin në nivelin që është sot” – kishte shkruar Veliu në facebook, transmeton Gazeta Intro.

-Advertisement-

Ndryshe KF Feronikeli është një ndër klubet më të suksesshme në Kosovë ku ka fituar superligen e Kosovës dy herë radhazi në vitin 2014-2015 si dhe 2015-2016.

Ligën e parë të Kosovës e ka fituar tri herë në vitet 2011-2012, 2013-2014 si dhe 2014-2015.

Më poshtë mund të shihni edhe komentet e përkrahësve të KF Feronikelit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera