Sport

Juventusi vjen me dy transferime të çmendura nga Real Madridi

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 13 December 2017

Juventusi njoftohet se është i interesuar për futbollistët e Real Madridit Dani Ceballos dhe Mateo Kovacic , përcjell ORAinfo.

Bardhezinjët zakonisht nuk bëjnë lëvizje të mëdha në dritaren e transferimit të janarit, por Tuttosport raporton se tashmë po planifikojnë për sezonin e ardhshëm.

Gazeta sportive beson se hierarkia e klubit është e etur për të dy lojtarët e Madridit, të cilët kanë luftuar për të luajtur këtë sezon.

-Advertisement-

Ish-mesfushori i Interit, Kovacic ka bërë vetëm tre paraqitje zëvendësuese në La Liga, për një total prej 71 minutash.

Ceballos ka luajtur pak më shumë, duke bërë gjashtë paraqitje dhe duke shënuar dy herë, por ai ka luajtur vetëm 186 minuta në ligë.

Nuk është ende e qartë se sa do të kushtojë kjo palë, ose nëse Los Merengues do t’i linte të shkonin, por Juve besohet të jetë duke e monitoruar situatën./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera