Sport

Semendo sqaron zënkën me Neymar

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 13 December 2017

Nelson Semedo, mbrojtësi i Barcelonës duke nisur nga vera e këtij viti, ka folur për të parën herë në lidhje me zënkën e ndodhur gjatë stërvitjes, mes tij dhe Neymar, përpara transferimit të këtij të fundit te PSG.

Mbrojtësi 24-vjeçar deklaroi në vijim se kishte mbetur i shtangur nga vendimi i brazilianit për tu larguar nga Barça, ndërsa shokët e prisnin transferimin e tij te klubi francez.

“Ajo zënkë nuk më bëri keq, sepse janë situata që ndodhin në stërvitje, por pati një ndikimin përtej normales. Nuk influencoi personalisht mbi mua sepse pata mbështetjen e të gjithë skuadrës dhe të miqve të mi, por natyrshëm që disi më ndikoi”, rrëfeu Semedo.

-Advertisement-

“Në fund të fundit sapo kisha mbërritur dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës hyri në konflikt me mua në stërvitje. Në atë moment u bezdisa, por më pas kuptova që ishte një moment i vështirë për atë, kërkonte të largohej. As që e kisha idenë se Neymar mund të largohej, ndonëse shokët e mi e dinin. Nuk e dija se do të largohej nga Barcelona për PSG. Mbeta i çuditur, njëlloj si tifozët. Ishte një futbollist shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe ishte gjithashtu shumë i dashur”, sqaroi mbrojtësi blaugrana për “Maisfutebol”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera