“Deklarata e papranueshme” e Lladrovcit po shemb një prej klubeve më të forta
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 13 December 2017
Deklarata e Ramiz Lladrovcit, e vlerësuar tërësisht e papranueshme nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka bërë që klubi, ndër më të fortët dhe më të organizuarit në vend, Ferronikeli, të kthehet gati në “pikën zero”.
Pas thirrjes së kryetarit të Drenasit, Lladrovci, për të dhënë përgjegjësi, për, siç ka thënë ai, “rezultate të dobëta”, kryetari i klubit Ferronikeli, Ekrem Elshani, ka dhënë menjëherë, të hënën, dorëheqjen, e pas tij edhe shumica e anëtarëve të Kryesisë. Të martën është raportuar edhe për largimin e shumë zyrtarëve të tjerë të skuadrës, përfshirë edhe të administratës, raporton Koha.
E largimi i kryetarit dhe i anëtarëve të Kryesisë, nga ata pak persona që kanë ngelur dhe që folën vetëm në kushte anonimiteti, vlerësohet se mund të sjellë krizë të madhe organizative e financiare.
Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, Komuna e Drenasit kontribuon në buxhetin e klubit me më pak se 15 për qind, apo me fiks 51 mijë euro në vit, kurse mjetet e tjera, rreth 300 mijë euro, i sigurojnë anëtarët e Kryesisë, qoftë mjete vetjake, qoftë me sigurimin e sponsorëve, donatorëve dhe nga burime të tjera.
Të hënën, kur kryetari Lladrovci e ftoi Elshanin për të dhënë përgjegjësi, ai u mbështet në atë se Komuna është kontribuesja më e madhe në buxhet, por bazuar në pasqyrën e auditorit të pavarur për vitin 2016, del se Komuna kontribuon me vetëm 15 për qind të mjeteve.
Të tjera
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...