Sport

Sheikh Al-Sabah: Ishte kënaqësi, do të punojmë së bashku për një kohë të gjatë

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 12 December 2017

Politikani nga Kuvajti dhe njëkohësisht president i Komitetit Olimpik në Azi, Ahmed Al-Fahad Al-Ahmed Al-Sabah, në konferencën e fundit vendosi të falënderoj KOK-un për ceremoninë e mbrëmshme dhe për këtë pritje fantastike.

Ai po ashtu tha se Komiteti aziatik do t’i ndihmoj gjithmonë Kosovës për t’u futur në çdo organizatë sportive.

Ishte kënaqësi, krenar dhe i nderuar që pata mundësi për ta vizituar këtë vend të bukur, Kosovën. Gjatë kësaj kohe kisha takime me krerët e lartë kosovar, folëm shumë për sportin dhe kulturën në Kosovë. Dhe sigurisht për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Unë isha shumë i kënaqur se modeli i sportit në Kosovë do të jetë një nga më të mirët në Europë. Unë do t’iu ndihmoj për t’u futur në çdo organizatë sportive. Ne jemi duke punuar së bashku për t’i bërë gati atletët për Lojërat Olimpike “Tokio 2022”. Ne do të punojmë për një kohë të gjatë krah për krah”, ka thënë Al-Sabah.

-Advertisement-

Kujtojmë se Al-Sabah gjithashtu është edhe president i Federatës së Hendbollit Aziatik./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera