Sport

Messi do të përballet me kundërshtarin më të vështirë të tij në Ligë të Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 11 December 2017

Lionel Messi do të synojë ta thyejë rekordin e tij më të keq kundër një skuadre të vetme kur Barcelona të ndeshet me Chelsean në Ligë të Kampionëve në fillim të vitit të ardhshëm.

Messi është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë të lojës së futbollit me 525 gola të shënuara për Barcelonën që prej debutimit të tij në vitin 2004, transmeton Express.

Gjatë karrierës së tij me Barcelonën, ai ka fituar 29 trofe të mëdhenj, përfshirë tetë tituj të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

Ai ka fituar edhe tituj individual, si pesë Topa të Artë dhe katër Këpuca të Arta Evropiane.

Por, të shënojë kundër Chelseat është diçka që ai ka dështuar ta bëjë në tetë ndeshjet e kaluara.

Messi i ka shënuar 197 gola në Ligë të Kampionëve dhe në 1/16 e finales do të tentojë ta shtojë edhe më shumë duke shënuar kundër Chelsea për herë të parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera