Lajme

Vrasja e Aleksandër Ndokës, në 2 ditë 20 të shoqëruar, por asnjë i ndalur

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 10 December 2017

Ka shkuar në 20 numri i personave të shoqëruar në dy ditët e fundit nga policia e Lezhës në lidhje me ekzekutimin e vëllait të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Ndërsa 8 personat e shoqëruar një ditë më parë u lanë të lirë, 12 të tjerë janë shoqëruar këtë të diel.

Por sipas burimeve të “Report Tv”, dëshmitë e tyre nuk kanë patur asnjë dobi në hetimet për identifikimin e autorëve të vrasjes së Aleksandër Ndokës. Burimet deklarojnë se policia po vijon kërkimet për të rënë në gjurmët e tyre, por për ngjarjen nuk ka asnjë të ndaluar.

-Advertisement-

Ndërkohë, hetimet e përbashkëta të prokurorisë dhe policisë janë fokusuar në tre pista: e para lidhet me konfliktin e të birit në zgjedhjet e 25 qershorit në Shëngjin të Lezhës; e dyta është ajo e konflikteve të mundshme në fushën e biznesit; e treta ka të bëjë me të kaluarën e errët të Ndokës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera