Sport

Federata e Auto Sportit të Kosovës anëtare e përhershme e FIA-s

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 08 December 2017

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) është pranuar si anëtare e përhershme e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

Vendimi është marrë të premten, në Paris, ku prej 4-8 të këtij muaji, asambleja e përgjithshme e FIA-s i ka zhvilluar punimet e saj. Për auto sportin e Kosovës më e rëndësishme ka qenë dita e fundit e këtyre punimeve, ku është vendosur për FASK-un, e që fatmirësisht gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë.

“Ky ka qenë edhe hapi i fundit për të cilin FASK-u ka pasur nevojë. Realisht, nuk kemi pritur të kemi probleme, por natyrisht që tani marrim frymë edhe më lirshëm, pasi edhe zyrtarisht Federata jonë është anëtare e përhershme e FIA-s. Tani na mbetet të punojmë edhe më tepër për ta çuar auto sportin tonë përpara”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.

-Advertisement-

Për pranimin e FASK-ut si anëtare e përhershme e FIA-s kanë votuar shumica absolute e të pranishmëve.

Kundër këtij vendimi kanë qenë vetëm dy vota dhe një abstenim.

Përfaqësuesi i Federatës së Auto Sportit të Serbisë është përpjekur të kundërshtojë pranimin e FASK-ut me arsyetimin se Kosova nuk është njohur nga shumica e shteteve, por fjala e tij nuk është përfillur nga delegatët e asamblesë së FIA-s.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera