Rozë

Xhensila goditet nga spekulimet, mohon shtatzëninë me seri postimesh në InstaStory (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 05 December 2017

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, sërish ka ironizuar mediat shqiptare.

Bukuroshja e cila zuri kryetitujt e mediave këtë vit për martesën e saj me komedianin, Bes Kallakun, u spekulua gjatë ditës së djeshme se mund të jetë në pritje të fëmiut të parë.

-Advertisement-

Dhe, këngëtarja ka reaguar shpejt për t’i hedhur poshtë këto raportime, duke i quajtur ato si të pasakta.

Në një seri postimesh në InstaStory, ajo ka komentuar mbi raportimet e mediave në Kosovë e Shqipëri që spekulonin për shtatzëni të saj, duke parë interesimin e madh të publikut për këngëtaren.

“Kur të japim lajmin e vërtet në të ardhmen, nuk do të na besojë më njeri”, së pari shprehet Xhensila.

Në serinë tjetër të postimeve, teksa publikon mediat që kanë raportuar për lajmin e shtatzënisë e që sipas saj është i pasaktë, ajo thotë se pse mediat “mbetet shtatzënë çdo tre muaj”.

“Megjithëse tani jemi mësuar, një herë në 3 muaj ky lajm del”, përfundoi ajo serinë e postimeve në InstaStory.

Këngëtarja dhe komediani besohet se shpenzuan plot 65 mijë euro për dasmën e tyre të mbajtur në mesin e një luksi të pa parë dhe vëmendje të jashtëzakonshme mediale. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera