Lajme

Edita Tahiri: Kjo është e vërteta për ‘sulmin’ në Veri

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 02 December 2017

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka mohuar se është sulmuar gjatë qëndrimit në veri të vendit.

Pasi u raportua nga mediet se një lokal në veri të vendit u sulmua derisa në të po qëndronte Edita Tahiri, ish-ministrja për dialog mohon sulmin.

Një gjë të tillë, Tahiri e ka bërë përmes një postimi në Facebook:

-Advertisement-

Miqë dhe media,

Ju bëjë me dije se është i rrejshëm lajmi i gjoja sulmit ndaj meje në veri të Mitrovicës.

Sot kam qenë pjesëmarrëse në një debat në Mitrovicën veriore, prej orës 11:00 deri në ora 14:00, i njejti është transmetuar edhe nga Klan Kosova. Po ashtu kemi pirë kafe me Mimoza Ahmetaj, Ramadan Ilazin, Shpend Eminin, Florian Qehajen dhe Visar Piperku, me kënaqësi dhe pa kurrfar shqetësimi nga askush.

Nga Mitrovica jam larguar në ora 14:00 për Prishtinë. Gjatë shkuarjes dhe kthimit jam shoqëruar nga Policia e Kosovës, policë shqiptarë dhe serb,të cilët e kanë kryer punën në mënyrën më profesionale.

Atyre iu falënderova pas largimit nga Mitrovica, dhe po e bëjë edhe tani.

Po ashtu dua ta theksoj se ndihem krenare me punën që e kam bërë në dialogun Brukselit sepse fal këtij dialogu kemi jo vetëm policinë e shtetit tonë në veri të vendit por edhe gjyqësinë, doganat dhe kemi arritur të vendosim sistemin juridiko-kushtetues në pjesën veriore, që ishte cënuar nga Serbia për shumë vite pas përfundimit të luftës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera