A do të hiqen vizat në 100-ditëshin e Haradinajt?
Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 02 December 2017
Në prag të 100-ditëshit të parë qeverisë “Haradinaj” si dështim kryesor i atribuohet mosliberalizimi i vizave brenda tre muajve, ashtu siç kishte premtuar shefi i ekzekutivit në fushatë, si dhe numri i madh i zëvendësministrave. Pakënaqësi në këtë drejtim kanë edhe partnerët e koalicionit qeverisës, ndonëse vlerësojnë se ka lëvizje pozitive në aspektin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj më 19 dhjetor të këtij viti pritet ta përmbushë 100-ditëshin e parë.
I ardhur në krye të ekzekutivit Hardinaj qysh në ditën e parë shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi (të drejtuar nga Murat Meha) dhe emëroi Komisionin e Ri (të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi).
Kryeministri aktual qysh para se të vinte në pushtet pati premtuar se do të sjellë ndryshime, duke ua siguruar qytetarëve të Kosovës liberalizimin brenda tre muajve qeverisjeje, por ani pse tremujori po ofrohet nuk ka kurrfarë lëvizjeje në këtë drejtim. Kështu konsiderojnë njohësit e këtij procesi, të cilët thonë se Qeveria aktuale nuk ka bërë aq sa ka premtuar për këtë periudhë kohore.
Ndërkaq përderisa ekspertët e sigurisë fajësojnë Qeverinë për mospunë drejt krijimit të ushtrisë, ata të çështjeve ekonomike thonë se kryeministri ka marrë disa vendime të drejta sa i përket fushës së ekonomisë, shkruan gazeta zëri.
Megjithatë, të njëjtit e kritikojnë kryeministrin për numrin e madh të zëvendësministrave, meqë kjo praktikë e rëndon tejet shumë buxhetin e shtetit.
Por, pavarësisht tërë këtyre, përfaqësuesit e koalicionit vlerësojnë se është duke u bërë një punë mjaft e madhe nga Qeveria. Por opozita, duke ironizuar, thotë se i vetmi “sukses” i Qeverisë mund të cilësohet emërimi i 101 zëvendësministrave.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...