Sport

“Të gjithë duan ta shohin Juventusin duke humbur”

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 01 December 2017

Miralem Pjanic ka pohuar se të gjithë shpresojnë që Juventus të humbë ndaj Napolit të premten në mbrëmje, prandaj, sipas tij, një fitore e “Zonjës së Vjetër” do të ishte edhe më e ëmbël.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, Pjanic ka zbuluar po ashtu se idhulli i tij në fëmijëri ka qenë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dhe se vendimi për t’u larguar nga Roma vitin e kaluar u dëshmua i drejtë me fitimin e Serie A dhe arritjen në finale të Ligës së Kamionëve në sezonin e parë, transmeton Express.

“Sinqerisht e uroj skuadrën e Sarrit për atë që ka bërë. Liga është e bukur, e hapur ndaj të gjithëve, sic mund ta shohim”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Të gjitha shpresojnë se Juventus do të humbë, prandaj fitorja jonë do të ishte edhe më e ëmbël”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera