Lajme

Dogana merr pjesë në takimin e drejtorëve të doganave ballkanike

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 01 December 2017

Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Bahri Berisha është duke marr pjesë takimin e Drejtorëve të Doganave të shteteve të Ballkanit perëndimor ky takim i nivelit të lartë është duke u mbajtur në Shkup të Maqedonisë. Hapja e këtij takimi u bë nga kryeministri i Maqedonisë.

Në fjalën e tij Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Berisha theksoi “Qëllimet, objektivat dhe konceptet tona si Administrata Doganore duhet të jenë të njëjta dhe të përbashkëta në tërë rajon ashtu që ndihmojmë forcimin ekonomik përmes bashkëpunimit ashtu që për të ndihmojmë procesin e integrimit.

Lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës, e bëjnë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, ndihmon në përshpejtimin e konvergjencës me BE-në duke sjellë prosperitet dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe progres specifik për administratat tona për të zhvilluar Lehtësirat tregtare si koncept”. Ky takim zhvillohet nën organizimin e USADI dhe Bakës Botërore ku Kosova merr pjesë si anëtare e barabartë./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera