Haradinaj tre muaj në Qeveri, vizat s’u hoqën
Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 30 November 2017
Ramush Haradinaj kishte premtuar se tre muaj pasi të zgjidhet kryeministër Kosovës do t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian. Javën tjetër bëhen tre muaj të qeverisë “Haradinaj”, ndërsa vizat për Kosovën ende nuk janë hequr.
Gjasat janë që izolimi i vendit të vazhdojë gjatë për shkak të mosmiratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
“Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës në Qeveri për liberalizim të vizave me BE-në”.
Ky ishte premtimi më i fortë i Ramush Haradinajt në fushatën e fundit për zgjedhje parlamentare si kandidat i koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) për kryeministër. Pikërisht javën tjetër bëhen 90 ditë prejse Haradinaj drejton Qeverinë e Kosovës, përderisa vizat me BE-në ende nuk janë hequr e as që pritet të hiqen në një të ardhme të afërt, kryesisht për shkak të mosmiratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, shkruan tutje “Zëri”.
Derisa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se është përshpejtuar adresimi i çështjes së demarkacionit dhe, siç thonë ata, liberalizimi i vizave do të ndodhë më shpejt se pritjet e pesimistëve, analistët politikë thonë se premtimi i Haradinajt ishte bërë gjatë periudhës së fushatës dhe si i tillë nuk kishte gjasa të përmbushej.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...