Lajme

E thotë ish-zëdhënësja e Hagës: Praljak s’është i pari, edhe Milosheviqi veproi njësoj

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 30 November 2017

Ish-zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Florence Hartmann, tha mbrëmë, pas veprimit të Slobodan Praljak-ut, që mori helm në sallën e gjyqit kur aktgjykimi iu lexua, se kjo është hera e dytë që “substanca të ndaluara hyjnë brenda Tribunalit”.

“Hera e parë ishte rasti i Sllobodan Millosheviqit, kur ai futi brenda barna të ndaluara, dhe tani ndodhi rast pak a shumë i ngjashëm përsëri”, tha Hartmann, përcjell Gazetametro.net.

“Është tronditëse kjo që ka ndodhur dhe unë nuk e di se si nuk kanë vepruar organet e sigurisë për të mos e lejuar këtë”, tha Hartmann.

-Advertisement-

Ajo tha se është e vështirë për të parandaluar vetëvrasjen nëse dikush e vendos atë, por do të duhej të pamundësohej që brenda Tribunalit të futej diçka që është e ndaluar.
“Kur isha në burg, konsulli i Francës kishte ndaluar të më jepej çokollatë. Pse rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë?”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera