Sport

Napoli – Juve, sfida e një miliard eurove në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 29 November 2017
Në “San Paolo” do të zbresin në fushën e lojës dy skuadra që kanë në përbërje futbollistë, që në total e kanë vlerën në merkato 1.08 miliardë euro.
Mbrëmja e së premtes i është rezervuar supersfidës së Serie A, Napoli-Juventus, dy skuadra që janë në një duel të fortë për titullin kampion në Itali, së bashku me Interin.
 Në “San Paolo” do të zbresin në fushën e lojës dy skuadra që kanë në përbërje futbollistë, që në total e kanë vlerën në merkato 1.08 miliardë euro.

Kjo është ajo që publikon e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, sipas së cilës vlera në merkato e futbollistëve të Napolit arrin në 497.2 milionë euro. Padyshim më i vlerësuari te skuadra e Maurizio Sarrit është Lorenzo Insigne, me 100 milionë euro, i ndjekur nga Koulibaly me 54 milionë dhe Marek Hamsik me 40 milionë, përcjell “Top Channel”.

Sipas kësaj të përditshmeje, vlera e Elseid Hysajt është 25 milionë euro, duke lënë pas spanjollin Callejon, me 20 milionë.

Në krahun tjetër, Juventusi ka një vlerë në merkato prej 589 milionë eurosh. Për kampionët e Italisë, futbollisti më i kushtueshëm është Paulo Dybala, me 100 milionë euro, i ndjekur shumë pranë nga Higuain me 90 milionë, me argjentinasin që ndryshe nga sa u raportua në media ditët e fundit, duket se do të jetë në stol në sfidën e “San Paolo”-s.

-Advertisement-

Podiumin e futbollistit më të shtrenjtë te “Zonja e vjetër” e mban Douglas Costa, me 46 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera